Listat, pritet sot vendimi i KQZ-se

21/05/2009 07:50

Tejkalimi i afateve ligjore per dorezimin e listave zgjedhore u be objekt debati ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Partia Socialiste ishte e fundit prej subjekteve politike qe dorezoi listen ne zyren e protokollit te KQZ-se bashke me dokumentacionin e duhur, ndersa Partia Demokratike i dorezoi pak pas mesnates.

Ne fillim te mbledhjes se djeshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, sekretarja e pergjithshme e ketij institucioni beri me dije se PS-ja ka shkelur çdo afat te mundshem ne dorezimin e listave. Deklarata u kundershtua nga perfaqesuesi ligjor i selise roze ne KQZ, Genci Gjonçaj, i cili u shpreh se ka ardhur rreth ores 01.30 te mengjesit ne KQZ per te sjelle listen, por nuk e ka gjetur administraten ne pune.

“Rreth ores 01.30 ne dorezuam listen me emrat e kandidateve. Puna ne administrate ka qene e bllokuar, megjithese ne periudha zgjedhore KQZ-ja duhet te qendroje e hapur. Çeshtja e voneses prej 15 minutash apo nje ore e gjysme duhet te trajtohet ne menyre te barabarte”, u shpreh perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Genci Gjonçaj. Nderkohe, perfaqesuesi i PD-se, Njazi Kosovrasti, theksoi se jane respektuar te gjitha afatet ligjore dhe lista eshte dorezuar ne oren 23.55 minuta ne KQZ.

Sakaq, sot pritet qe KQZ-ja te marre vendimin per listat e dorezuara nga partite politike. Data 18 maj u njoh si data zyrtare ligjore per dorezimin e listave ne KQZ, por me nje tjeter interpretim u vendos qe afati i fundit te ishte data 19 maj, ora 20.00.

KQZ-ja, duke hasur ne vonesat e dy partive te medha, la te hapur mesnaten mes 19 dhe 20 majit, duke shpjeguar se ora 20.00 e mbremjes ishte orar administrativ, ndersa mesnata, orari qe parashikon ligji. Ne perfundim, rreth 40 parti politike dorezuan listat e kandidateve ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Pas vendimit te KQZ-se per listat e dorezuara, partite politike hyjne zyrtarisht ne gare me njera-tjetren. Paraprakisht eshte bere regjistrimi i te gjitha subjekteve qe deshirojne te marrin pjese ne garen e 28 qershorit dhe pas pese ditesh u be regjistrimi i kater koalicioneve zgjedhore.

Me shume se 30 parti jane grupuar ne kater koalicione, dy majtas dhe dy djathtas. Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos ishte e para parti politike qe dorezoi listen e kandidateve. Milo kandidon ne tri qarqe njeheresh, ndersa Erjon Veliaj dhe Fatmir Mediu kandidojne ne 12 qarqe.

Edhe kryetare te tjere partish kane zgjedhur te kandidojne ne me shume se tre apo kater qarqe njeheresh per te garantuar perfaqesimin ne Parlamentin e ardhshem. Partite e vogla nuk kane arritur t’i plotesojne te gjitha qarqet me kandidatura, duke u mjaftuar me ato qarqe ku kane pretendime per te grumbulluar vota. Duhet nenvizuar fakti se sistemi i ri zgjedhor nuk favorizon partite e vogla, por ato te medha. Perfitimi i tyre mund te rritet ne rastet kur bejne pjese ne koalicione me partite e medha, PS ose PD.

Top Channel