Izraeli: Raketa iraniane, e parrezikshme
21/05/2009 10:55
Testimi i nje rakete nga Irani nuk shihet si rrezik imediat nga Izraeli. Mendimi eshte shprehur per nje te perditshme izraelite nga nje grup ekspertesh.
Sipas tyre, raketa me rreze te mesme veprimi nuk mund te vihet ne pune per te pakten 4-5 vjet. Yiftah Shapir, nga Instituti i Studimeve per Sigurine Kombetare thote se nuk pritet qe nje dite raketa te bjere mbi Tel Aviv pa shkaktuar alarm.
Nje dite me pare Teherani njoftoi testimin me sukses te nje rakete, qe mund te arrije deri ne Izrael dhe ne bazat amerikane ne Gjirin Persik.
Top Channel