Irak, 23 te vrare ne nje zinxhir atentatesh

21/05/2009 20:40

Te pakten 23 vete jane vrare nga tre shperthime vetvrasese te kryera sot ne Irak, vetem disa jave para terheqjes se trupave amerikane nga qytetet kryesore.

Nje atentator vrau 12 persona dhe plagosi 25 te tjere kur teksa ndodhej ne nje treg te mbushur me njerez ne Bagdad aktivizoi pajisjen shperthyese. Ne kete sulm, sipas ushtrise amerikane, jane vrare edhe 3 marinsa.

Nderkohe, tete te tjere u vrane ne nje tjeter sulm vetevrases qe kishte si objektiv nje grup sunitesh, anetare te grupit qe vepron kunder Al Kaedes ne qytetin verior te Kirkukut.

Po ashtu, nga shperthimi i nje bombe brenda nje stacioni policie ne perendim te Bagdadit mbeten te vrare tre police.

Top Channel