Guantanamo, Obama: Do mbyllet me apo pa Kongresin

21/05/2009 16:45

Burgu i Guantanamos do te mbyllet edhe nese Kongresi do te jete kunder. Presidenti Barack Obama eshte gati te riafirmoje angazhimin e tij per cmontimin e qendres se burgimit ne te cilen ndodhen “armiqte” e kapur gjate luftes kunder terrorizmit.

“Rezultati qe kemi arritur deri ketu eshte pare nga te gjithe. Ne vend qe te na bente me te sigurt, burgu i Guantanamos ka dobesuar sigurine kombetare te Amerikes”, ka deklaruar nje burim nga Shtepia e Bardhe, qe ka publikuar nje pjese te fjalimit te presidentit Obama.

“Presidenti do ta mbaje premtimin e bere per ta mbyllur”, ka shtuar burimi, qe ka preferuar te mbetet anonim.

Top Channel