Gripi i derrave, vdes 13-vjecari ne Arizona
21/05/2009 08:20
Nje 13-vjecar eshte viktima e radhes e gripit te derrave ne SHBA.
Femija nga Arizona qe kishte pesuar komplikacione shendetesore, u diagnostikua se ishte infektuar me virusin H1N1. Ky eshte rasti i trete i vdekjes nga semundja ne kete shtet. Sipas autoriteteve shendetesore, edhe disa prej pjesetareve te familjes se tij jane prekur nga virusi, por pjesa me e madhe e tyre e kane marre veten.
Vetem nje i aferm vazhdon te qendroje ne spital. Sipas te dhenave te fundit te Organizates Boterore te Shendetesise, numri i personave te prekur nga gripi i ri A/H1N1 ka kaluar shifren 10 mije.
Top Channel