Gripi A, raste te reja ne Itali dhe Belgjike

21/05/2009 21:00

Ne Itali jane konfirmuar kater raste te reja te prekjes se njeriut nga gripi i derrave.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet lokale, sipas te cilave gripi eshte verifikuar tek 4 gjimnaziste nga Roma qe ishin kthyer me 19 maj nga Nju Jorku.

Burimet shtojne se 4 te rinjte u jane nenshtruar mjekimeve dhe jane vendosur ne karantine.

Nderkohe, raste te reja jane regjistruar edhe ne Belgjike, tek gjashte persona, disa prej te cileve te kthyer para pak ditesh nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Top Channel