Dhuna, Kryeministria: Dhunuesi nuk eshte gardist

21/05/2009 17:25

Kryeministri Sali Berisha ka vene ne levizje strukturen e policise dhe ate te gardes per te identifkuar dhe vene para pergjegjesise personin qe ushtroi dhune ndaj protestuesve prane godines se qeverise.

Per te identifikuar autorin kryeministria kerkoi bashkepunimin e Top Channel dhe pas verifikimit te pamjeve te vena ne dispozicion nga departamenti i informacionit te Top Channel, Ministria e Brendshme deklaroi zyrtarisht se autori i incidentit me protestueset e shoqates se te verberve nuk eshte personel i gardes se Republikes dhe as i strukturave te policise se shtetit.

Nga ana tjeter policia e Tiranes thote se ka marre kallezimet e personave qe jane qelluar dhe ka pyetur deshmitaret okulare, perfshire edhe punonjesin e gardes, me te cilin duket se autori i incidentit kishte njohje.

Por megjithese autori mund te gjendet dhe ndaj tij te rregjistrohet ceshtja penale, ajo qe mbetet shqeteuese ne kete histori eshte qetesia me te cilen largohet dikush qe dhunon dike tjeter, ne kete rast, nje person dyfish te pambrojtur.

Top Channel