Biden ne Prishtine: Pavaresia, e pakthyeshme
21/05/2009 12:10
Zevendespresidenti amerikan Joe Biden konfirmoi ne Prishtine se nuk ka asnje shans per ndarjen e Kosoves, ndersa pavaresia e saj eshte e pakthyeshme.
Ne nje konference per shtyp bashke me presidentin, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci, Biden theksoi se ruajtja e kufijve territoriale eshte me e pakta qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes mund te bejne per vendin me te ri ne bote.
“Ju pergezojme per progresin e arritur deri tani ne kuader te bashkejeteses me komunitetin serb”, u shpreh Biden.
Nderkohe kreu kosovar, Fatmir Sejdiu u shpreh i bindur per bashkepunimin e ardhshem mes vendit tij te SHBA-ve duke falenderuar edhe njehere mbeshtetjen e dhene per shpalljen e pavaresise, ngjarje historike kjo per kombin shqiptar.
Top Channel