Berisha: Vizita e Biden, historike

21/05/2009 13:15

Kryeministri, Sali Berisha, e cilesoi si historike viziten e zevendespresidentit amerikan, Joe Biden ne Kosove.

Ne nje koment zytar kreu i qeverise thote se kjo përbën një mbështetje të fuqishme për Kosovën në përpjekjet e saj për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të demokracisë dhe për kontributin e saj si një faktor themeltar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kryeministri Berisha vlerëson se turi i zëvendës Presidentit Biden, është një ngjarje e madhe për rajonin dhe nje rikonfirmim i ndihmës dhe mbështetjes Presidentit Barak Obama.

Ne komentin e tij kryeministri Berisha thote se kjo vizitë është një mbështetje dhe inkurajim i fuqishëm për të gjithë popujt e rajonit për të shkruar një kapitull të ri bashkëpunimi dhe miqësie të historisë së tyre europiane dhe euroatlantike.

Top Channel