Berisha: Me shkruaj!; LSI pergjigjet

21/05/2009 16:25

Pas sms-ve te shperndara nga kryeministri ne celularet e shqiptareve, ku kerkon mendim per programin qeverises per 4 vitet e ardhshme dhe parashtron arritjet e deritanishme te kabinetit te drejtuar prej tij, Levizja Socialiste per Integrim i eshte pergjigjur kesaj kerkese, por duke zgjedhur ta beje kete publikisht.

Sekretari i pergjithshem, Petrit Vasili theksoi se arritjet e qeverise jane te qarta por jo ne drejtim te zhvillimit, por fundosjes se vendit ne nje krize te gjithanshme sic tha ai.

“Berisha vetem ka genjyer ne keto vite. Gjate gjithe ketyre viteve jane kryer inaugurime te rrugeve te panisura kurre”, u shpreh Vasili.

Zoti Vasili tha se shqiptaret tashme e kane bere zgjedhjen e tyre dhe ajo eshte sipas tij larg genjeshtrave dhe retorikes boshe te kryeministrit.

“Prinderit tane degjojne Berishen te thote se jane dyfishuar pensionet, nderkohe qe ata nuk marrin me shume para, sepse cmimet jane rritur nga kryeministri”, u shpreh Vasili.

Top Channel