Kryetari i PDSH, Menduh Thaci ka deklaruar se partia e drejtuar prej tij eshte nder subjektet me te forta politike shqiptare ne Maqedoni.

Komentet e Thacit vijne pas njoftimeve per largimin e nje deputeteje nga radhet e PDSH-se. Kreu i kesaj partie ka theksuar se PDSH eshte nje parti demokratike ku nuk behen blerje deputetesh dhe ku secili eshte i lire te veproje.

“Ne jemi te forte. Nuk kemi para dhe biznese per te blere njerez, por jemi nje parti demokratike. Kush deshiron te qendroje me ne le te rrije, kush nuk do, i qofte rruge e mbare”, ka pohuar Thaci.

Top Channel