Serbet protestojne kunder vizites se numrit dy te Shtepise se Bardhe ne Beograd.

Nje dite perpara mberritjes se zv/presidentit amerikan Joe Biden, parti politike dhe organizata mbushen sheshin qender te Beogradit, duke protestuar e duke shperndare fletushka, ku shkruhej ajo c’ka Biden ka artikuluar per Serbine dhe popullin serb. Lideri i PDS-se, Sllobodan Samarxhic ironizoi se Biden do t’i kerkonte Serbise te bashkohej me NATO-n dhe kjo perben kulmin e turpit, sipas tij.

“Kulmi i turpit eshte qe Serbia ta kuptoje qe NATO dhe SHBA jane gati ta bombardojne”, u tha Samaraxhic mbeshtetesve te tij. Ai kujtoi deklaratat antiserbe te Biden, qe i kerkoi botes t’i ktheje shpinen Serbise.

Ndersa radikalet shprehen pakenaqesine qe presidenti Tadic po pret nje person qe urren serbet dhe lobistin me te madh te shqiptareve.

Top Channel