Njeriu modern trembet nga “qejfi”?

20/05/2009 20:20

Reagimi ndaj panikut qe shkaktoi gripi i derrave eshte vetem nje menyre per te hequr mendjen nga kriza ekonomike globale apo eshte ne natyren njerezore qe te ragojme ne menyre joproporcionale ndaj rreziqeve qe nuk mund t’i kontrollojme?

Kjo eshte nje pyetje qe e shtron gazeta New York Times ne nje analize qe i ben ketij problemi. “Fakti eshte qe na pelqen disi te trembemi”, shprehen dy studiuesit angleze Simon Briscoe e Hugh Aldersey-Williams. Ne analizen e tyre, ata marrin ne konsiderate edhe friken masive te viteve 2005-2006 qe shkaktoi virusi i shpendeve edhe pse numri i viktimave ishte vetem 300 ne te gjithe boten.

“Paradoksalisht, njeriu modern i ka pakesuar ndjeshem rreziqet me te cilat mund te perballet por nga ana tjeter, nje pjese e madhe e banoreve hyjne ne panik”, shprehen studiuesit, sipas te cileve, frike ekziston edhe per ceshtjen e emigracionit, plakjes apo humbjes se identitetit kulturor.

“Eshte njelloj sikur duhet patjeter te kemi frike nga dicka”, theksojne ata. Ne vijim te analizes shpjegohen edhe shkaqet pse njerezit nuk i tremben shume duhanit apo ushqimeve te demshme edhe pse miliona prej tyre nderrojne jete nga keto shkaqe. “Aksidentet me makina jane shkaktaret kryesore te vdekjeve gjate udhetimit por nga ana tjeter, njerezit tremben me shume ndaj fluturimeve”, sqaron Briscoe, duke theksuar se kjo jep nje shpjegim te efekteve globale qe marrin katastrofat natyrore apo njerezore.

Ne vijimm, studiuesit angleze shtojne se ne radhen e shkaqeve qe shkaktojne frike globale jane edhe, ndryshimi klimaterik, termetet apo ushqimet jo biologjike edhe pse ne keto raste kriza e panikut eshte shume here me e vogel. 

Top Channel