Mitrovice, serbet ne proteste kunder vizites se Biden

20/05/2009 14:30

Serbet ne veri te Kosoves kane paralajmeruar se neser do te zhvillojne nje proteste kunder vizites se nenpresidentit amerikan, Joe Biden.

Ata do te grumbullohen prane ures se lumit Iber ne mesdite. Njeri nga organizatoret e manifestimit, Marko Jakshic, perfaqesues i kuvendit te Bashkesive te Komunave Serbe te Kosoves, ka deklaruar se Biden eshte njeriu kryesor qe mbeshteti bombardimin e Serbise dhe ndarjen e Kosoves.

Nenpresidenti amerikan sot ndodhet ne Beograd dhe neser vazhdon turneun ballkanik ne Prishtine.

Top Channel