Greqi, gjendet i vdekur biznesmeni i marre peng

20/05/2009 09:15

Nje ceshtje tjeter pengmarrjeje me perfundim tragjik trondit Greqine.

Ne Iraklio te Kretes eshte gjendur i djegur ne portbagazhin e makines se tij nje biznesmen 50-vjecar, i cili ishte marre peng nga tre persona te panjohur.

Pas rrembimit autoret kane kerkuar nga familja e tij 500.000 euro,shume teper e madhe per mundesite e tij ekonomike. Pas negociatash,shuma eshte ulur ne 150.000 euro, por kur pjesetaret e familjes kane shkuar ne vendin ku do te kryhej shkembimi kane gjetur viktimen krejtesisht te djegur.

Sipas policise duket se biznesmeni ka njohur dike prej rrembyesve. Ende policia nuk ka rene ne gjurme te rrembyesve. Te afermit e viktimes akuzojne policine se nuk reagoi si ne rastet e rrembimit te dy biznesmeneve te medhenj greke qe u rrembyen ne Athine dhe ne Selanik brenda 6 muajve te fundit.

Top Channel