Bosch: Aplikoni per kartat

20/05/2009 19:55

Ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosch gjate nje interviste per Top Channel ka rikonfirmuar edhe njehere pritshmerite e Bashkimit Europian nga zgjedhjet e pergjithshme qe pritet te zhvillohen fund te qershorit ne  Shqiperi.

“Pres nga keto zgjedhje qe ato te mbahen ne menyre te drejte dhe te ndershme, te jene sa me transparente, gje e cila ka qene nje premtim por qe duhet mbajtur pasi edhe komuniteti europian nuk pret gje tjeter pervecse kesaj”, ka deklaruar Bosch.

Ambasadori Bosch tha se vetem nga OSBE per keto zgjedhje do te angazhohen mbi 400 vezhgues afatshkurter, te cilet me pas do te zevendesohen nga 26 vezhgues te tjere nderkombetar afatgjate.

Por numri i vezhguesve nderkombetare mund te rritet  deri ne 500 me perfshirjen edhe te vezhgueseve nga Keshilli i Europes dhe  Asamblese Parlamentare.

Bosch, duke iu referuar edhe njehere ceshtjes se kartave, iu beri thirrje qytetareve qe te nxitojne te aplikojne.

“Ky proces eshte shume i rendesishem. Dua te theksoj dhe perseris se ata persona qe nuk kane pasaporte jane te lutur te aplikojne per kartat e identitetit dhe gjithashtu jo vetem per procesin zgjedhor, por edhe per faktin se cdo qytetar duhet te kete nje dokument identifikimi. Kjo, per arsyen se keta shtetas nuk do te kene mundesine e sherbimeve publike. Por tani, sidomos per zgjedhje eshte shume e rendesishme qe shtetasit pa nje pasaporte te shkojne te aplikojne, per me teper qe se fundi ka edhe nje vendim qeverie per uljen e tarifave dhe favorizimin e ketyre personave. Apeli im eshte qe te gjithe shtetasit te nxitojne te aplikojne pasi koha po kalon dhe keta shtetas duhet te kene nje karte ne dore”, ka nenvizuar Bosch.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta