Biden sot ne Serbi, masa te forta sigurie ne Beograd

20/05/2009 09:50

Zv/presidenti amerikan Joe Biden pas vizites ne Sarajeve, udheton sot drejt Beogradit, si pjese e turneut te tij ballkanik.

Autoritetet serbe kane shtuar ndjeshem masat e sigurise per viziten, ndersa ne rruget neper te cilat do te kaloje autokolona e Biden do te bllokohen per automjetet e tjera. Zv/presidenti amerikan do te zhvilloje takime me presidentin Tadic, kryeministrin Cvetkovic dhe ministrin e Mbrojtjes Shutanovac.

Takimi me shefin e diplomacise serbe, Jeremic dhe nje fjalim ne parlament, jane shmangur nga numri dy i Shtepise se Bardhe. Ai do te vizitoje memorialin e ish-kryeministrit te vrare, Zoran Gjingjic, si dhe do te kete nje dreke me presidentin Tadic.

Nje dite me pare Biden vizitoi Bosnjen, ndersa neser do te udhetoje drejt Kosoves.

Top Channel