
Pedro Almadovar ka prezantuar ne Kane filmin e tij te fundit, “Perqafimet e thyera”, ku serish aktore protagoniste eshte Penelope Kruz.
Edhe ne kete film si ne realizimet e meparshme, spikat nje histori me femra me te forta se meshkujt dhe historia politike e Spanjes. Shtypi nderkombetar e ka pritur mire dhe e ka duartrokitur filmin qe ka dale ne Spanje ne mes te marsit. Almodovar shfaqet i ftohte, me teper dramatik se melodramatik. Skenaristi i verber Harry Caine (Lluis Homar) ben llogarite e se shkuares se dhimbshme.
Penelope Cruz luan rolin e nje sekretareje te nje njeriu te pushtetshem dhe behet e dashura e tij. Me vone shfaqet historia e skenaristit te shnderruar ne regjisor qe bie ne dashuri me te gjate realizimit te filmit te tij te pare. Por lidhja e tyre filmohet nga djali homoseksual i ish-te dashurit te Cruz.
Lidhja nuk i pelqen producentes se filmit dhe cifti detyrohet te arratiset dhe gjate nje aksidenti Cruz vdes, ndersa regjisori mbetet i verber. Me pas Harry monton filmin duke e mbyllur me puthjen e fundit ne Lanzarote.
Almodovar shpjegon se ne historine e personazhit kryesor gjendet metafora e Spanjes, qe ne vitet ’70 u nda nga e shkuara per te pare drejt se ardhmes.
Top Channel