“Balerinet” e listave, nga PD, ne PS, ne LSI…

20/05/2009 20:05

Mes listave te dorezuara nga partite ne Komisionin Qendror Zgjedhor nuk mungojne as deputetet shumengjyresh, ose e thene me qarte perfaqesues ne 2005 te nje kahu dhe kandidimi ne keto zgjedhje me kahun tjeter.

Nuk mungojne te rikthyerit ne politike, edhe keta duke mos gjetur vend ne partite ku nisen karrieren kane zgjedhur force te tjera politike per te kandiduar.

Ne listat e Partise Demokratike ne pushtet jane renditur disa deputete te tille: Kosta Barka dhe Spiro Ksera, dy ish-drejtues te njohur te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe Omonias kane zgjedhur te nderrojne formacion duke u pozicionuar nga PD, ne pozicion mbrojtes pas kalimit te PBDNJ me koalicionin e majte.

Pasi ka lene ne pankine pjesen me te madhe te grupit aktual parlamentar, demokratet humben edhe Prec Zogajn, i cili kaloi tek Spartak Ngjela, nje tjeter deputet qe fitoi nen siglen e PD dhe qe ne 28 qershor do te kandidoje me parti me vete.

Ne Shkoder Paulin Sterkaj, pas mandatit per socialistet eshte rikthyer ne identitet, duke rigjetur serish Partine Demokratike.

Si per te zevendesuar ikjet e Ngjeles, Zogajt dhe lenien jashte te shume deputeteve te tjere, demokratet kane hedhur ne sulm nje te rikthyer, Arben Imamin. I cili nga mik, u kthye ne armik tek Aleanca Demokratike dhe sot shihet si shprese e formacionit te Tiranes.

Ish-kryeministri i PD Aleksander Meksi, eshte rikthyer ne politike, por kete here jo ne partine meme por tek Poli i Lirise. E megjithate, edhe per kete levizje demokratet kane gjetur nje driblues te zotin ne sulm si Indrit Fortuzi.

Lefter Maliqi, ne 2005 shprese e LSI, ne keto zgjedhje kthehet serish ne Berat por me nje fanelle tjeter, ate blu te PD. Vendin e tij e ka zene nje i zgjedhur nga PS ne 2005, Luan Memushi.

Levizjeve te merkatos nuk i ka shpetuar edhe nje force e re si G99, e cila ne momentet e fundit ka rekrutuar Pilo Kerrin, qe ne 2005 u be deputet nga socialdemokratet, ne mes te mandatit kaloi tek PS e ne prag te zyrtarizimit te listave zgjodhi skuadren e Veliajt per t’u rreshtuar.

Pertej se majtes dhe te djathtes? Ndoshta. Por me shume deshire per te qene me cdo kusht ne sallen e Kuvendit, ku privilegjet dhe trajtimet nuk mungojne.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta