Unioni i Komoreve njeh Kosoven

19/05/2009 16:30

Vendi afrikan Unioni i Komoreve ka njohur zyrtarisht pavaresine e Kosoves duke u bere keshtu shteti i 59 qe ndermerr kete hap.

Lajmin e ka konfirmuar sot Prishtina zyrtare, sipas te ciles vendimi i shtetit afrikan i eshte komunikuar Ministrise se Jashtme te Kosoves.

Kjo e fundit ka njoftuar se ministri Skender Hyseni ka kontaktuar homologun e vendit afrikan dhe i ka shprehur atij gatishmerine per te vendosur marredhenie diplomatike dhe per te bashkepunuar.

Gjithashtu, Hyseni dhe presidenti sejdiu ne nje mesazh te perbashket i kane shprehur Unionit te Komoreve mirenjohjen e tyre per njohjen e pavaresise.

Top Channel