Tirane, ndotja, bojera ne liqen

19/05/2009 16:55

Analizat paraprake tregojne se ne liqenin artificial te Tiranes jane hedhur bojra plastike, te cilat rezultojne jo te demshme per faunen e liqenit

Por vendimi nese liqeni duhet te zbrazet ose jo do te merret vetem pasi te dalin analizat biologjike, qe po behen ne Institutin e Shendetit Publik.

“Me keto parametra aktuale, uji klasifikohet normal, sikurse neper basenet e tjera. Ngordhja e peshqve ka qene vetem diten e pare dhe tani nuk na rezulton me dicka e tille”, u shpreh prefekti i Tiranes, Ruzhdi Keci.

Specialistet kane kerkuar qe askush te mos lahet ne ujerat e ketij liqeni dhe te mos peshkohet.

Prefekti i Tiranes ka deklaruar se ne dispozicion te pushtetit vendor eshte vendosur ekipi special i Portit te Durresit.

Nderkaq ne kete mbledhje eshte diskutuar se liqeni artificial nese zbrazet mund te mbushet nga liqeni i Farkes permes nje tuneli qe kalon ne Sauk por qe ka nevoje per restaurime.

Nje tjeter problem eshte edhe rregullimi i portes se diges se liqenit, e cila duhet te restaurohet.

Top Channel