
Zhvleresimi i Lekut ndaj Euros po rendon jo pak qytetaret, te cilet kane marre kredi ne monedhen europiane dhe te ardhurat i kane ne monedhen shqiptare.
Perllogaritjet tregojne se per disa kredi standard, si pasoje e zhvleresimit te Lekut ndaj Euros, shuma qe do te paguhet per shlyerjen e tyre eshte rritur deri ne 10 per qind, krahasuar me kursin e kater muajve me pare.
Per nje kredi 10 mije euro, me interes 8 per qind dhe afat 10-vjecar ne dhjetor kur Euro blihej me 122 leke, nje qytetar do t’i duhej te paguante 14 750 leke ne muaj per te shlyer kredine. Por me kursin aktual, per te njejten kredi qytetarit i duhet te paguaje 16 mije leke ne muaj ose rreth 2 mije leke me shume ne muaj.
Ndersa per nje hua 20 mije euro, me te njetat kushte, interes 8 per qind dhe afat 10 vjecar,ne dhjetor kesti mujor ishte 29 500 leke. Por me kursin e tanishem ai eshte rritur ne 32 mije leke ose 2500 leke me shume.
Fatura e zhvleresimit te Lekut rritet edhe me shume per kredite me te medha dhe qe shlyhen ne nje afat me te gjate kohor.
Per nje kredi 30 mije euro me interes 8 per qind dhe afat 20-vjecar shuma e shlyerjes ne leke me kursin e dhjetorit do te ishte 30 mije leke ne muaj. Por me kursin aktual kesti mujor i kesaj kredie shkon ne 33 mije e 500 leke ose 3500 leke me shume ne muaj.
Te dhenat tregojne se Shqiperia eshte nje nga vendet qe ka perqindjen me te larte te kredive ne valute. Sipas Bankes se Shqiperise, rreth 75 per qind e kredive te dhena nga bankat private, jane ne monedhe te huaj dhe pjesa derrmuese ne Euro, ndaj dhe dhe numri i atyre qe jane prekur si pasoje e dobesimit te lekut eshte mjaft i larte.
Keto llogaritje jane bere pa marre ne konsidertae ndryshimin e normes se interesit. Por te dhenat e fundit nga bankat tregojne se te pakten interesi i kredise konsumatore eshte dyfishuar nderkohe qe interesi i kredive te tokave hipotekore eshte rritur me disa pike perqindje, qe ne total keste e mujore te shlyrejes se nje kredie eshte rritur mbi 10 perqind.
Top Channel