Perdhunoi te mituren, arrestohet 18-vjecari

19/05/2009 08:10

Perdhunon bashkefshataren, prangoset autori 18-vjecar. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:00 te dates 6 maj, por vetem dje policia e rrethit te Librazhdit ka marre ne dore kallezimin nga e dhunuara.

E mitura ka hezituar per te denoncuar dhunen seksuale e ushtruar ndaj saj, por me pas ka vendosur te rrefeje per uniformat blu se cfare kishte ndodhur disa dite me pare. Sipas burimeve zyrtare te Komisariatit te policise se Librazhdit, menjehere sapo kane marre denoncimin, eshte ndaluar 18-vjecari E.Karaj nga fshati Rrajce, rreth 40 km larg ketij qyteti.

Karaj akuzohet se ka hyre fshehurazi ne dhomen e gjumit te 16-vjecares, E.C., banore po ne kete fshat dhe me pas ka kryer marredhenie seksuale me dhune me te mituren.

Top Channel