Padia kunder Greqise, Milloshoski ne Nju Jork

19/05/2009 12:30

Ministri i Jashtem maqedonas, Antonio Milloshoski ndodhet ne Nju Jork, per te mbyllur padine kunder Greqise para GJND-se ne Hage.

Milloshoski do te takohet me ekipin juridik qe po pergatit deshmite, qe duhet te mbeshtesin padine e Maqedonise. Materiali me shkrim duhet te dergohet ne Gjykate deri ne fund te qershorit.

Maqedonia ngriti padi kunder Greqise e ne nentor te vitit te kaluar me justifikimin se Athina me bllokimin e anetaresimit te Maqedonise ne NATO e ka prishur marreveshjen dypaleshe te vitit 1995.

Top Channel