OBSH: Nuk ka ende rast gripi ne Shqiperi

19/05/2009 16:35

Pas konfirmimit zyrtar te rastit te pare me H1N1 ne Greqi, rreziku per shfaqjen e tij ne Shqiperi eshte edhe me i madh per shkak te levizjes se emigranteve nga njeri shtet ne tjetrin.

Perfaqesuesi i Organizates Boterore te Shendetesise ne Shqiperi thekson forcimin e sistemit te vezhgimin te ngritur ne pikat kufitare, me qellim verifikimin e njerezve qe hyjne ne vend, nese shfaqin ose jo simptoma te gripit te derrit.

“OBSH ka paralajmeruar qe eshte shume e mundur qe infeksioni te perhapet dhe ekziston mundesia qe raste te ketij gripi mund te perhapen edhe ne Shqiperi. Ministria ka krijuar tashme nje plan veprimi per identifikimin e ketyre rasteve dhe masat parandaluese qe duhen marre, kur diktohen persona te prekur”, u shpreh perfaqesuesi i OBSH-se ne Shqiperi, Anshu Banerjee.

OBSH e ka theksuar se eshte shume e mundur qe infeksioni te perhapet nga nje vend ne tjetrin. Ekziston gjithmone mundesia qe raste te ketij gripi te shfaqen edhe ne Shqiperi, por e rendesishme eshte, qe Ministria ka krijuar tashme nje plan veprimi per identifikimin e ketyre rasteve dhe masat parandaluese qe duhen marre, kur diktohen persona te prekur.

Top Channel