Lufta ne Pakistan, mbi 2 milione te pastrehe

19/05/2009 09:45

Mbi dy milione jane civilet e larguar nga lugina Swat ne veriperendim te Pakistanit, te shnderruar ne nje arene luftimesh mes ushtrise se Islamabadit dhe talebaneve.

Lajmin e ka bere te ditur perfaqesuesi i UNHCR-se Antonio Guterres, nga Gjeneva. Sipas tij, behet fjale per nje nga krizat me dramatike humanitare te viteve te fundit. Sipas te dhenave te raportit te enteve qeveritare pakistaneze te zones, 164 mije vete kane braktisur rajonin Malakand.

215 mije jane te pastrehe dhe jane vendosur ne 17 kampe, ndersa 1,4 milione njerez jetojne jashte ketyre strukturave.  

Top Channel