Kosove, shtyhet betimi i anetareve te GJ.K

19/05/2009 17:15

Ne Prishtine eshte shtyre ceremonia e betimit te 6 anetareve te Gjykates Kushtetuese, te cilet u emeruan javen e kaluar.

Vendimi eshte marre nga presidenti Sejdiu, i cili kerkoi qe betimi te behet ne nje ceremoni te perbashket me 3 gjyqtaret nderkombetare qe do te akreditohen ne kete institucion.

Por, ndryshe nga Presidenca, qe njofton se ceremonia eshte shtyre per disa dite, Zyra Civile Nderkombetare ka bere te ditur se shtyrja do te zgjase disa jave.

“Kjo ceshtje do te shtyhet, por do te vendoset para fundit te qershorit”, ka deklaruar zedhenesi i ICO, Andy McGuffie.

Tre gjykatesit nderkombetare i emeron perfaqesuesi civil nderkombetar ne Kosove, ne konsultim me kryetarin e Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut.

Top Channel