Komandanti suprem i NATO-s ne Evrope, gjenerali amerikan Xhon Kredok u takua sot ne Kosove me komandantin e KFOR-it, Xhuzepe Gaj, i cili e ka njoftuar mbi funksionimin e Forces se Sigurise se Kosoves, si dhe per gjendjen e sigurise ne Kosove.

Kredok ndodhet ne Prishtine qe prej dites se djeshme dhe pikerisht dje u takua me shefin e Zyres Civile Nderkombetare, Piter Feith dhe ambasadoren e Shteteve te Bashkuara, Tina Kajdanou.

Kredok qendroi ne Kosove per viziten e lamtumires, pasi kete vere do t’ia dorezoje komanden admiralit amerikan Xhejms Stavridis.

Top Channel