Autoritetet kosovare kane bere sot ekstradimin e pare nga nje shtet i huaj. Behet fjale per nje person te akuzuar per vrasje.

Lajmin e ka bere te ditur ministrja e Drejtesise, Nekibe Kelmendi, e cila ka saktesuar se ekstradimi u be nga Federata e Zvicres.

Sipas saj, personi me iniciale S.Z akuzohet per nje vrasje te kryer disa vite me pare ne Kosove dhe autoritetet zvicerane kane vleresuar se ai duhet te gjykohet ne vendin e tij.

Kelmendi e ka cilesuar ekstradimin e pare si nje sukses te institucioneve te Kosoves dhe ka vleresuar edhe kerkesat e tjera te bera per ekstradimin e dy ish-anetareve te UCK-se te arrestuar ne Austri dhe Maqedoni, te cilet kerkohen edhe nga Serbia.

Top Channel