Keshilli: Zgjedhje te lira te ndershme

19/05/2009 17:30

Keshilli i pare i Stabilizim Asociimit uli ne nje tavoline Bashkimin Evropian perfaqesuar ne nivel te ulet nga zevendesministri cek dhe disa drejtore politike nderkohe qe pala shqiptare u perfaqesua ne nivel ministri, madje ne konferencen per shtyp mungoi dhe drejtori per Zgjerimin ne Komisionin Evropian, Michael Leigh.

Ne lidhje me zgjedhjet, Keshilli perserit rendesine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e te ndershme, ne perputhje me standartet, duke perfshire pajisjen me kohe, para zgjedhjeve te pergjithshme, me karta identiteti per qytetaret pa pashaporta.

Presidenca ceke kerkoi qe bashkepunim te qeverise me misionet vezhguese perfshi dhe ODIHR deri ne fund te misionit, gje qe u garantua nga ministri Basha gjate konferences per shtyp.

Deklarata e perbashket thekson se Shqiperia ka bere progres por duhen me shume perpjekje per te permbushur kriteret e udherrefyesit per liberalizimin e vizave.

”Pasaportat Biometrike? Po, nisen me vone se vendet e tjera te rajonit por po ecin me nje shpejtesi te konsiderueshme. Kjo pike eshte nje nga kriteret e udherrefyesit qe ne gjithashtu kemi permbushur per liberalizimin e vizave. Ky proces po ecen perpara dhe une personalisht jam shume optimist dhe i qendroj opinionit se ne jemi ne krahun e duhur dhe se shume shpejt do te kete levizje te lire te shqiptareve ne gjithe zonen shengen”, u shpreh Basha.

Nderkohe dje pasdite, Komisioni Evropian u dorezoi vendeve anetare vleresimin paraprak mbi ecurine e vendeve te rajonit per kriteret e udherrefyesit per heqjen e regjimit te vizave, ndersa per vendet qe nuk i permbushin qe tani kushtet, procesi do te shtyhet deri ne permbushjen e plote te tyre

“Procesi i liberalizimit te vizave nuk eshte e thene se do te behet brenda nje nate, do te jete nje proces me i gjate por une mund t’ju them se ky proces do te perfundoje dhe se eshte shume e drejte te thuhet e nenvizohet se cdo vend ka bere njefare progres. Eshte e vertete per Shqiperine, por une mund t’ju them se dhe Republikes ceke i eshte dashur te merret me krimin e organizuar eshte pse ishim nje vend anetar ne BE, dhe ju mund ta thoni kete per cdo vend tjeter anetar”, u shpreh zevendesministri i Jashtem cek, Tomas Pojar.

Top Channel