Galak vlereson sigurine ne Kosove

19/05/2009 11:55

Zedhenesja e Havier Solanes, Kristina Galak vlereson se situate e sigurise ne Kosove eshte e mire dhe se EULEX-i po kryen punen e vet.

Sipas saj, misioni ka bashkepunim te mire me Serbine dhe ka hapur nje zyre ne Beograd per te pasur komunikim me te mire ne kembimin e informacioneve. Persa u perket trazirave, Galak thote se ato kane qene te lokalizuara.

BE nje dite me pare shprehu kenaqesi per punen e EULEX-it dhe rolin e tij ne stabilitetin e rajonit dhe rrugen drejt integrimit.

Top Channel