Feith: Serbet e veriut te bashkepunojne

19/05/2009 15:00

Perfaqesuesi Civil Nderkombetar Piter Feith, u ka bere thirrje serbeve te veriut qe te bashkepunojne me bashkesine nderkombetare dhe institucionet e Kosoves. Kjo sipas tij do te permiresojne poziten e tyre.

Feith i beri deklaratat pas nje vizite ne Leposavic. Me pas ai eshte ndalur ne fshatin Caber te Zubin Potokut, te cilen e ka quajtur shembull te mire te kthimit te shqiptareve.

Feith do te vizitoje edhe fshatin Frasher te Mitrovices per t’u bere thirrje serbeve, qe te kthehen ne pronat e tyre.

Top Channel