Deshmia: Vaina si Guantanamo

19/05/2009 15:55

Nje burre qe ka sherbyer si roje ne godinen e SHIK-ut ne Vain te Lezhes tregoi para gjykatesve se ai e kishte pare Remzi Hoxhen kur e mernin ne pyetje dhe e kercenonin vazhdimisht per ore te tera.

Viktor Sokoli i cili ishte transferuar nga kjo detyre kater dite pasi ishte bere deshmitar i seancave te tmerrshme, eshte nje nder te paktet qe deklaron per pranine e Remziut ne Vain.

Por megjithe deshmine qe ai dha, detajet me te rrenqethese ai i ka pershkruar ne procesverbalin e marre ne pyetje nga Prokuroria. kete deshmi e lexoi prokurori para gjykates.

Deshmitari ka pohuar se kishte degjuar te bertiturat e agjenteve te SHIK-ut te ardhur nga Tirana qe kercenonin pa pushim.

“Mbaj mend qe ata sillnin nga dy persona te cilet i fusnin ne godine me thes ne koke. I mbanin aty nga 10 deri ne 15 dite. Nje nate mbaj mend se njeri nga te shoqeruarit qe thoshin se ishte nga Kosova. Ata e nxorren ne oborr. E kishin torturuar pa pushim per 10 ore rresht. Ata e cuan para gropes me gelqere dhe i thane:’trego se do te varrosim ketu’”, mesohet te kete deklaruar deshmitari gjate marrjes ne pyetje.

Detajet e mesiperme deshmitari nuk i permendi fare ne sallen e gjyqit, por ai tha se e kishte pare Remziun nga dritarja kur i bertiste agjenti i SHIK-ut, Budjon Mece.

Sipas tij Remziu ishte shtrire ne krevat ndersa Budjoni mbante shenime ne tavoline.

Kjo deshmi eshte e treta e dhene nga deshmitaret ne sallen e gjykate ku tregohen format cnjerezore se si SHIK-u torturonte shtetas.

Nje nder to eshte edhe ajo e Fatos Klosit, i cili i tha gjykates se kur mori drejtimin e SHIK-ut gjeti biruca te lyera me gjak.

Top Channel