Biden: Pavaresia e Kosoves, e pakthyeshme

19/05/2009 19:50

Nenpresidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Joe Biden ka deklaruar se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe se ka rendesi kritike per stabilitetin e rajonit.

Biden i beri keto deklarata ne nje fjalim te mbajtur ne Parlamentin e Bosnje e Hercegovines, ku dhe filloi turneun treditor ne Ballkan.

“Kosova se fundmi festoi njevjetorin e pavaresise dhe vazhdon te beje perparim si demokraci shumetnike. Pavaresia, edhe pse e re, eshte e pakthyeshme dhe ka rendesi kritike per stabilitetin dhe perparimin e rajonit”, ka deklaruar nenpresidenti amerikan.

Top Channel