Zv/presidenti amerikan Joe Biden ka nisur viziten e tij ne Ballkan. Ai ka mberritur heret ne mengjes ne kryeqytetin boshnjak, Sarajeve, ku do te qendroje sot perpara se te vizitoje Serbine dhe Kosoven.

Vizita shihet nga shume analsite si sinjal i rendesishem se Ballkani nuk do te injorohet nga administrata amerikane. Nje zyrtar amerikan tha se vizita e Joe Bidenit do te rikonfirmoje perkrahje per integrim te Ballkanit ne BE dhe NATO.

Zv/presidenti pritet te gjeje nje mireseardhje te ngrohte ne Kosove dhe Bosnje, por ai nuk eshte figure aq popullore ne Serbi, pasi perkrah pavaresine e Kosoves.
Per Beogradin, Kosova mbetet pengesa me e madhe ne marredheniet me SHBA-ne, por Tadic ka thene se donte te hapte nje kapitull te ri me Uashingtonin, pasi marredheniet e mira do te sigurojne stabilitet ne rajon.

Top Channel