
Kryeministri Sali Berisha ne nje konference per shtyp te mbajtur para pak castesh ka deklaruar se PD shkon ne zgjedhje me objektiva te arritura dhe premtime te mbajtura.
Sipas Berishes, arritjet e kesaj qeverie jane vleresuar nga autoritetet nderkombetare qe kane vizituar vendin dhe nga ato qe ai vete ka takuar gjate vizitave jashte shtetit.
“Ky eshte nje moment solemn i kryesise se PD. Shqiperia gjate qeverisjes sone u vizitua nga presidenti Bush dhe kryeministri u prit nga kancelarite e gjithe botes. Gjithashtu, me ne u be anetaresimi ne NATO dhe aplikimi per statusin e kandidatit”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri ka vleresuar se nder premtimet kryesore te realizuara nga qeveria e tij ka qene edhe rritja e rrogave dhe pensioneve.
“Kurre ndonjehere nje qeveri nuk ka vendosur me shume se ne para ne buxhetet e familjeve. Jane dyfishuar rrogat e mesuesve, infermiereve, mjekeve dhe jane dyfishuar pensionet ne fshat”, ka theksuar Berisha.
Kryeministri ka nenvizuar gjithashtu se ne keto 4 vjet, Shqiperia ka parakaluar vendet qe pak vite me pare ishin me te zhvilluara, si Rumania dhe Bullgaria.
Kryeministri ka shtuar gjithashtu se PD shkon ne zgjedhje me nje kryesim ne qarqet kryesore te vendit.
“Hyjme ne zgjedhje me nje avantazh prej 40 mije votash ne proporcionalin rajonal. 139 mije vota kishte PD, 106 mije PS-ja. PD hyn ne qarkun e jugut, ne Gjirokaster, me nje avantazh te qarte. Ajo me aleatet e saj ka 24 mije vota, ndersa PS dhe aleatet e saj 22 mije. Ne Shkoder, rezultati i PS nuk ngjitet deri ne nivelin e gjurit, ndersa PD me aleatet ka 57 mije vota, PS ka 27 mije. Ne qarkun e Lezhes, 42 mije vota koalicioni aktual kunder 16 mije votave te PS. Dibra eshte e njejta gje. PD dhe aleatet kane 42 mije vota, ndersa PS dhe satelitet e saj nen 10 mije vota. Korca, PD dhe aleatet 60 mije e 970 vota, PS 45900. Ne qarkun e Vlores PS ka vetem 1 mije vota para PD. Keto 1 mije vota PD-se do t’ia dhuroje Llakatundi, Novosela, Selenica, etj. Edhe ketu eshte nje situate e pashprese. Edhe ne Fier rezultati eshte deshperues. PD po shkon ne zgjedhje me nje force qe s’e ka pasur qe nga 92-shi”, ka pohuar Berisha.
Top Channel