
Kryeministri Sali Berisha e ka rikthyer vemendjen tek ceshtja e zgjedhjeve, kete here jo rivalin e tij Edi Rama apo per listen e kandidateve per deputeteve, por per standartet qe duhet te permbushen me 28 qershor.
Ne Pogradec, gjate turit te tij “Shqiperia po ndryshon”, kreu i qeverise, u ka bere thirrje qytetareve te pajisen me dokumentat elektronike te identitetit, kur ka mbetur edhe 40 dite nga dita e zgjedhjeve.
“Kjo eshte prove per vendosmerine e njeri-tjetrit per te respektuar voten e lire. Le te pajisemi me leternjoftimet e reja dhe te bejme cdo perpjekje qe zgjedhjet te jene me te mirat ne historine e ketij vendi”, u shpreh Berisha.
Kryeministri ishte ne Pogradec per te inauguruar me ambasadorin gjerman nje investim te perbashket per mbrojtjen e liqenit te Ohrit. Sipas kryeministrit Berisha, investimi prej 10 milione eurosh per perurimin e ujerave te zeza dhe ndertimi i rruges Qafe Plloce-Korce do e kthejne Pogradecin ne nje nga qendrat me te rendesishme turistike.
Top Channel