Vizita e nenpresidentit amerikan Joe Biden ne Kosove, Serbi dhe Bosnje tregon se Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane rikthyer vemendjen ndaj Ballkanit.

Keshtu ka deklaruar per agjencine e lajmeve “Reuters” nje zyrtar i administrates amerikane, i cili ka preferuar te ruaje anonimatin.

“Pika kryesore e vizites se Biden eshte se SHBA po kthehen ne Ballkan. Ky rajon po kthehet ne vemendjen e Uashingtonit ashtu si ne vitet ‘90”, ka deklaruar zyrtari.

Ai ka theksuar se ne vitet e fundit SHBA e kishin larguar vemendjen nga Ballkani dhe tani synojne te korrigjojne gabimin.

Zyrtari amerikan ka shtuar me tej se Uashingtoni nuk pret qe Serbia te pranoje pavaresine e Kosoves, por pret qe ajo te mos e pengoje shtetin e ri ne zhvillimin e tij.

Top Channel