
Perballe punimeve ne rrugen patriotike Durres-Kukes gjendet nje godine e vjeter pothuajse e rrezuar. Eshte fabrika e pasurimit te bakrit ne Reps.
Dikur kjo zone mbahej vetem me minierat te cilat tashme jane braktisur, nje pjese e mire jane mbyllur per shkak te erozionit te tokes.
Pak vete e mbajne mend e disa te tjere nuk e dine fare qe diku fshehur rreze maleve shtrihet qyteza e Repsit. Por kjo duket po ndryshon.
I pari qe flet ne kamera eshte nje djale i ri i cili eshte kthyer nga Anglia per te hapur nje biznes privat ne qytezen e tij.
Ai pohon se te gjithe, e jo vetem vendas jane punesuar ne rrugen Durres-Kukes duke siguruar te ardhura te konsiderueshme. Nje nga ata eshte edhe ai vete.
““Bechtel Enka” ka hapur shume vende pune. Zona ka qene e lene se njerezit po iknin, por pastaj erdhen nga kudo per te punuar. Ka rreth 4 mije veta qe punojne ne kete projekt”, deklaron Eduart Likaj.
Minierat tashme jane thjesht nje realitet i larget. Ne rruget e Repsit takojme vlonjate, korcare, e deri tiranas qe kane ardhur per te punuar ketu.
Edhe shkodranet, aq xheloze per statusin e qytetit te tyre si me i madhi e me i fuqishmi i veriut, jane zhvendosur ne qytezen e vogel buze maleve.
“Ne Shkoder per punesim eshte problem. S’ka punesim, aktivitetet private s’kane pune fare se jane shume biznese. Njerezit s’kane te ardhura. Jam i kenaqur ketu, puna po me ecen mire. Normalisht njerezit jane me mire, po vijne, jane te tere te punesuar burra e gra, disa ne rruge, disa shofere, disa puntore. Jane me mire, rrogat i kane te mira”, tregon nje banor i qytetit te Shkodres.
Edhe te tjere shprehen te kenaqur me situaten e krijuar pas investimit. “Une kam nje djale te punesuar, ai ka lene punen ne Greqi dhe ka ardhur ketu dhe merr me shume se merrte atje. Ai punon xhenerik tek “Bechtel Enka” dhe merr 800 mije leke ne muaj”, tregon Mark Zef Nikolli.
Ne ndryshim me shume zona te tjera ne veri te vendit, Repsi nuk ka me lista ne dyqane. “Kam 17 vjet qe kam nje dyqan te vogel. Para se te fillonte rruga te gjithe blinin ketu me liste. Tani te gjitha listat i kam te shlyera , te paguara, vijne me leke ne dore”, thote Nikolli.
Kaq shume ka ndryshuar kjo qyteze sa disa banore si per ironi nuk jane te kenaqur as me rroga per profesione te caktuara, te cilat nuk mund te fitohen as ne kryeqytet.
“Kam qene 13 vjet emigrant ne Greqi , por nuk me ka ecur shume puna. E kaloja kufirin ne kembe dhe jam kthyer ketu se kam filluar pune tek turku. Jam futur roje private dhe marr 400 mije leke, por nuk jam i kenaqur”, tregon Pash Nikolli.
Rruga Durres-Kukes eshte e bashkimit mes Shqiperise e Kosoves, por shume shpresojne te kthehet ne celesin e nje zhvillimi per te cilin ka aq shume nevoje Shqiperia dhe qe i ka munguar po aq shume ne keto 19 vjet.
Per momentin ajo ka sjelle begatine, qofte edhe per pak kohe, ne nje nga zonat e humbura te Shqiperise. Begati, qe banoret e saj te rinj dhe te vjeter urojne te mos jete e perkohshme.
Top Channel