
Megjithese ne limitet e fundit te afatit kohor per dorezimin e listes se kandidateve per deputete, edhe Partia Demokratike, ashtu si selia roze po tregohet hermetike per emrat qe ajo mund t’i konsideroje si fituese, ne varesi te qarkut ku ata do te kandidojne.
Arsyeja e mospublikimit te asnje emri eshte jo vetem sepse percaktimi i emrave nuk eshte mbyllur perfundimisht, por edhe per te mos i dhene kohe askujt te kandidoje per ndonje subjekt tjeter zgjedhor.
Megjithe injorimin zyrtar, Poli i Lirise, forcuar nga rikthimi nga pensioni politik i Aleksander Meksit, mbetet nje shqetesim per seline blu.
Por kur mbeten me pak se 24 ore nga skadimi i afatit zyrtar ne KQZ, ora 16 e se martes, te pakten mund te flitet per ata qe nuk do te ulen me ne karriken e deputetit, sepse, ose nuk jane fare ne liste, ose mund te jene poshte vizes qe nga demokratet analizohet si fituese ne varesi te qarkut perkates.
Megjithese asgje nuk eshte zyrtare, besohet se gjysma e grupit aktual te demokrateve do ta kete thuajse te pamundur rinovimin e mandatit te deputetit.
Arsyet per secilin mund te jene te ndryshme, qe nga qendrimet kritike per linjen zyrtare te partise ose qeverise, si ne rastin e zotit Biberaj, i cili se fundmi refuzoi edhe firmen per ngritjen e komisionit hetimor kunder Edi Rames, por edhe klasifikimi i tij si me prane presidentit.
Ne kete klasifikim hyjne edhe emra te tjere, si Sali Shehu, Sami Gjergji, por edhe mbeshtetesit e tij sporadike, si Bujar Leskaj apo Pal Dajci.
Ne listen e shume te rrezikuarve jane emrat e deputeteve te heshtur, si Safet Sula apo emblematiku Idriz Xhumara, i cili megjithese eshte nga deputetet me te mbeshtetur ne vitin 2005, pas kater vjetesh do te mbahet mend per gjera te tjera.
Te pasigurt per lista jane edhe deputetet te cilet nuk arriten te zgjidhen ne zgjedhjet e brendshme te partise, si Aurel Bylykbashi, pasi nga drejtues te selise blu kjo konsiderohet si nje test i pare dhe i rendesishem per zgjedhjen e kandidateve.
Dy emra e kane te sigurt qe nuk do te jene ne listat e kandidateve per deputete. Besnik Mustafaj me largimin vullnetar nga politika nje dite me pare, shpetoi kryetarin e PD-se nga nje vendim i sikletshem per te lene jashte listes ish-mikun dhe bashkepunetorin e tij tropojan, me te cilin kishin ndare kohera te veshtira.
I perjashtuari ekselent i listes eshte Ylli Pango. Kryeministri Berisha jo me larg se te premten deklaroi se nuk ishte aspak i penduar per shkarkimin e ish-ministrit te tij te Kultures.
Ndaj, kesaj radhe lenia jashte listes e Ylli Pangos, jo vetem duket nje vendim i parashikueshem, por kesaj radhe i marre edhe ne me pak se kater minuta.
Top Channel