Kosove, gjithcka gati per viziten e Biden

18/05/2009 18:45

Ministria e Puneve te Jashtme te Kosoves ka perfunduar te gjitha pergatitjet per viziten e nenpresidentit amerikan Joe Biden ne Prishtine.

Lajmin e ka bere te ditur numri dy i diplomacise kosovare, zevendesministrja Vlora Citaku, e cila ka saktesuar se per arsye sigurie axhenda e vizites se Biden per momentin do te mbahet sekrete.

Citaku e ka cilesuar viziten e nenpresidentit amerikan si nje rikonfirmim te mbeshtetjes se SHBA ndaj shtetit te Kosoves.

Nga ana tjeter, edhe presidenti Sejdiu e ka vleresuar ardhjen e Biden ne Prishtine si viziten me me shume peshe qe pas shpalljes se pavaresise.

“Eshte nje vizite historike me peshe te vecante per Kosoven, qe intensifikon marredheniet mes dy vendeve”, ka pohuar Sejdiu.

Top Channel