Hetime per ndotjen e Liqenit Artificial

18/05/2009 16:10

Pas ndotjes se qellimshme te Liqenit Artificial, me sasi te medha lendesh kimike, ne prokurorine e Tiranes kane nisur hetimet.

Qytetaret e Tiranes, vizitoret e perhershem te kesaj zone, kane institucionet te gjejne fajtoret

“Te ndosesh Liqenin eshte shume e rende, kur kjo zone eshte mushkeria e Tiranes”, thote nje prej vizitoreve.

Ne Liqenin Artificial, jane shkarkuar sasi te medha lendesh kimike te cilat jane tretur ne uje dhe po shkaterrojne jeten e gjithe gjallesave. Megjithese ne siperfaqe te ujit duken peshq te ngordhur, ka njerez qe vazhdojne te pershkojne.

Fauna e Liqenit Artificial te Tiranes eshtre drejt zhdukjes se plote, dhe duhet te kalojne shume vite qe ai te rikthehet ne  gjendjen e tij te meparshme. Specialistet e Ministrise se Mjedisit kane marre, disa mostra uji nga liqeni per te saktesuar se cilet jane ndotesit kimike te liqenit.

Deri me tani nuk eshte marre asnje mase per pastrimin e liqenit, pervec hapjes se portes se diges ne menyre qe te realizohet ne vetepastrim i ujit, gje e cila rrezikon tharjen e liqenit.

Top Channel