Gripi i derrave ka mberritur ne kufijte e Shqiperise. Greqia ka konfirmuar zyrtarisht rastin e pare te virusit H1N1, tek nje student greko-amerikan qe ishte kthyer ne Athine pas nje udhetimi ne Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e ka komunikuar vete ministri grek i Shendetesise, i cili ka deklaruar se i riu po testohet dhe po mbahet ne karantine.

Ministri ka bere te ditur gjithashtu se pervec studentit edhe persona te tjere me te cilet ai ka pasur kontakte po testohen dhe po mjekohen me tamiflu.

Ai ka shtuar se sektori shendetesor zoteron tamiflu te mjaftueshem per cdo rast.

Top Channel