BE, Shqiperia progres, por…

18/05/2009 22:45

Perfundoi ne Bruksel Keshilli i Pare i Stabilizim Asociimit BE-Shqiperi. Ne deklaraten e perbashket, Bashkimi Evropian njeh se Shqiperia ka bere njefare progresi, por nenvizon se duhet forcuar shteti ligjor, lufta kunder korrupsionit, krimit te organizuar e trafiqeve.

Bashkimi Evropian ben thirrje per depolitizim te administrates publike dhe garantimin e nje gjyqesori te pavarur.

Ne lidhje me zgjedhjet, Keshilli perserit rendesine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e te ndershme, ne perputhje me standardet, duke perfshire pajisjen me karta identiteti per qytetaret pa pasaporta.

Ne lidhje me liberalizimin e vizave, deklarata e perbashket thekson se Shqiperia ka bere progres, por duhen me shume perpjekje per te permbushur kriteret e udherrefyesit.

Ne lidhje me kete ceshtje, Komisioni Evropian u shperndau vendeve anetare gjate pasdites nje raport paraprak mbi ecurine e vendeve te rajonit per kriteret e udherrefyesit per heqjen e regjimit te vizave.

Top Channel