Bankat rrisin interesat e kredive

18/05/2009 15:20

Ne janar te ketij viti kur ekonomia po kercenohej nga kriza e perbotshme e likuiditeteve, Banka e Shqiperise doli ne vendimin per te ulur normen baze te interesit me 0.5 pike perqindje nga 6.25 ne 5.75 per qind.

Kjo mase u be me qellim per te furnizuar tregun me valute dhe per te ulur koston e kredive per qytetaret dhe biznesin. Por te dhenat zyrtare tregojne se tregu i huamarrjes nuk e ka reflektuar kete efekt, pasi interesat e bonove, jo vetem qe nuk jane ulur, por perkundrazi kane vazhduar te rriten me ritme jo te vogla.

Te dhenat historike tregojne se ky eshte nje rast i vecante, pasi ne situata te ngjashme vitet e kaluara, tregu ka percjelle menjehere nderhyrjet e bankes.

Rasti me i mire eshte ai i vitit 2004, ku Banka e Shqiperise ndermori nje fushate agresive duke e ulur normen baze te interesit 5 here. Nga 6.25 per qind ne prill te 2004 ne 5 per qind ne fillim te vitit 2005.

Disa eksperte thone se kriza e likuiditeteve ka zhvleresuar masen lehtesuese te bankes ndaj dhe kerkesa e larte e ekonomise per para, i ka mbajtur normat e interesit ne rritje.

Top Channel