Virusi A, shkon 8480 numri i te prekurve

17/05/2009 13:20

Rritet numri i njerezve te prekur nga gripi i derrave ne bote. Organizata Boterore e Shendetesise ka publikuar buletinin me te fundit me te dhenat zyrtare duke konfirmuar se numri i te prekurve ne bote ka shkuar ne 8480.

Gjithashtu, sipas te dhenave, viktimat jane 72, por keto jane shifra me tendence per t’u rritur gjate diteve te ardhshme duke ditur se shume raste vdekjesh jane ende duke u analizuar.

Sot eshte konfirmuar rasti i shtate ne Izrael e Japoni, ndersa Kina njofton se eshte zbuluar rasti i katert tek nje studente e ardhur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Top Channel