Pakistan, ushtria: Ekzekutuam 1 mije terroriste
17/05/2009 11:20
Ushtria pakistaneze vazhdon ofensiven ne zonat tribale ne kufi me Afganistanin, aty ku kane gjetur strehe militantet talebane dhe ata te Al Kaedes.
Sipas nje komunikate te fundit, ushtria ka ekzekutuar rreth 1 mije te dyshuar si terroriste qe prej fillimit te luftimeve ne luginen e Suat, te nisur disa jave me pare. Lajmin e ben te ditur ministri i Brendshem, Rehman Malik.
Qe prej zbarkimit te forcave amerikane dhe atyre te NATO-s ne Afganistan, kufiri mes dy vendeve eshte populluar nga guerrilasit islamike, te cilet kontrollojne nje pjese te konsiderueshme te territorit pakistanez.
Top Channel