Ndotja e liqenit, asnje kallezim ne prokurori

17/05/2009 12:30

Pas ndotjes se qellimshme te liqenit artificial me sasi te medha lende kimike, ne Prokurorine e Tiranes nuk eshte bere asnje kallezim per te hetuar kete ceshtje.

Ne liqenin artificial, jane shkarkuar sasi te medha lendesh ndertimi te cilat jane tretur ne uje dhe po shkaterrojne jeten e gjithe gjallesave ne te.
Fauna e liqenit artificial te Tiranes eshte drejt zhdukjes se plote dhe duhet te kalojne shume vite qe  liqeni artificial te rikthehet ne gjendjen e tij te meparshme.

Specialistet e Ministrise se Mjedisit kane marre disa mostra uji nga liqeni per te saktesuar se cilet jane ndotesit kimike te liqenit. Deri tani nuk eshte marre asnje mase per pastrimin, pervec hapjes se portes se diges ne menyre qe te realizohet nje vetpastrim i ujit.

Ambientalistet shprehen se temperaturat e larta do te sjellin te tjera probleme mejdisore ne kete zone, pasi ngordhja e gjallesave ne uje do te shkaktoje edhe nje ere te rende. Liqeni artificial, i cilesuar si mushkeria e kryeqytetit eshte nje nga zonat me te frekuentuara per qytetaret shqiptare.

Top Channel