Makina bie ne Lane, 5 te rinj plagosen

17/05/2009 08:45

Nje aksident i rende automobilistik ndodhi pak minuta pas mesnates ne kryeqytet.

Nje automjet 4X4 ka dale nga rruga prane Ministrise se Jashtme, duke perfunduar ne shtratin e lumit Lana, shume metra me tej. Ne automjet ndodheshin 5 persona, kater te rinj dhe nje vajze, te cilet kane pesuar plage te renda per shkak se automjeti ishte me shume shpejtesi dhe gjate aksidentit pasagjeret kane fluturuar nga dyret duke u perplasur me force ne toke.

Ne vendngjarje kane mberitur menjehere forcat e policise rrugore si dhe autoambulanca qe kane marre te plagosurit. Ata ndodhen ne Spitalin Ushtarak ku kane marre ndihmen e pare mjekesore.

Policia Rrugore dhe ajo e Rendit kane hetuar shkaqet e e ketij aksidenti te rende si dhe kane bere identifikimin e 5 te plagosurve. Hetimi i pare ka treguar se shkak i aksidentit ishte shpejtesia shume e madhe, e cila ka bere qe mjeti gjate levizjes te dale jashte kontrollit.

Top Channel