Eurovizion, 48 pike per Shqiperine, fiton Norvegjia

17/05/2009 08:15

Ka perfunduar me fitoren e Norvegjise Festivali Europian i Kenges qe u mbajt ne Moske.

Shqiperia ne kete festival u perfaqesua nga Kejsi Tola, 16 vjecarja e cila kendoi kengen “Me merr ne endrrat e tua”. Ne fund te votimit, Shqiperia morri 48 pike ndersa fituesit e ketij festivali, norvegjezet moren mbi 300 pike dhe ishin triumfuesit e padiskutueshem te ketij spektakli.

Per Shqiperine votuan disa nga vendet fqinje si Greqia, Maqedonia, Mali i Zi qe dhane nga 7 pike. Zvicra 6, Kroacia 5, Sllovenia 2, Suedia dhe Estonia nga 1 pike dhe Turqia qe vleresoi me 10 pike kengen e kengetares shqiptare e cila beri nje prezantim dinjitoz ne kete eveniment te madh te muzikes europiane.

Top Channel